805,226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër Covid-19

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,777,085 doza të vaksinës.

Deri më sot 805,226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, po ashtu deri sot janë dhënë 78,116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme