81 aksidente gjithsej janë raportuar nga ana e Policisë së Kosovës të cilat kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit.
Sipas raportit policor, një aksident ka qenë me fatalitet 30 me të lënduar dhe 51 aksidente janë raportuar me dëme materiale.
Aksidenti me fatalitet është raportuar në fshatin Sofi, të Komunës së Suharekës, mbrëmjen e kaluar.
Një person ka goditur me veturë një person tjetër dhe si pasojë e goditjes, viktima nuk i ka mbijetuar lëndimeve dhe ka vdekur.
Për këtë aksident policia ka arrestuar vozitësin e veturës.
Një aksident tjetër, ka ndodhur në , rrugën rajonale Pejë- Mitrovicë më saktësisht në fshatin Lushtë.
Sipas policisë, një veturë me gjashtë udhëtarë është vetë aksidentuar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishin pësuar vozitësi si dhe gjashtë pasagjer, pesë femra tri të moshës së mitur dhe një burrë.
Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës lirohen, ndërsa një e lënduar viktimë dërgohet për tretman në QKUK. Rasti është iniciuar dhe sipas policisë mbetet nën hetime.