82 fëmijë u keqtrajtuan për 6 muaj, shumë të tjerë nga frika e stigmatizimi hezitojnë të raportojnë

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 08:19 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetëm gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, janë raportuar 82 raste të keqtrajtimit të fëmijëve.Policia e Kosovës bën të ditur për Ekonomia Online se 16 prej tyre kanë qenë raste me lëndim të lehta trupor.

Kurse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës 61.4 për qind e fëmijëve kanë përjetuar dhunë fizike, ndëshkim fizik apo dhunë psikologjike.

Këto shifra tregojnë për një shkallë të lartë të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve, tha në një intervistë për Ekonomia Online, drejtoresha e Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Donjeta Kelmendi.

Kelmendi thotë se shumë të tjerë nga frika e stigmatizimi hezitojnë të raportojnë dhunën.

“Kjo përqindje flet për një shkallë shumë të lartë, alarmante të ushtrimit të dhunës së fëmijëve në mjedise familjare. E keqja është që vetëm një numër shumë i vogël i këtyre rasteve raportohen tek institucionet e Kosovës, qoftë tek policia e Kosoës apo Qendrat për punë sociale, prandaj të dhënat që paraqiten për rastet e raportuara numëri është shumë i vogël nëse i krahasojmë me të hënat të cilat janë paraqitur sipas anketës ose hulumtimit të cilin e ka realizuar Agjensia e Statistikave të Kosovës”, ka thënë ajo.

“Nga friga e stigmaës së familjes, nga shoqëria dhe komuniteti shumë prej rasteve të tilla shumë prej rasteve mbeten të fshehura dhe mbesin të pa raportuara brenda familjeve”, theksoi Kelmendi.

Sipas Kelmendit, arsyet që rastet e dhunës nuk raportohen janë të shumta. Madje, ajo  thekson se dhuna në familje ende konsiderohet si metodë disiplinimi e fëmijëve.

“Arsyet për mosraportim të fëmijëve viktima të dhunës ose ndëshkimit fizik apo edhe dhunës psikologjike janë të shumëta, një gjë duhet ta përmendim që dhuna në mjeidse familjare akoma tek familjet e tona konsiderohet si metondë diciplinimi i fëmijëve prandaj edhe nuk raporohet, për rastet e tjera të cilat janë të shumë të rënda rastet e abuzimeve seksuale arsyet aty janë tjera të mos paraqitjeve të rasteve për shkak se kto janë vërtetë abuzime të rënda”, ka thënë ajo.

Kelmendi përmendi se dhuna ndaj fëmijëve shprehet madje edhe nga ata që janë të thirrur për t’i mbrojtur.

“Poashtu është e papranueshme dhuna e cila ushtrohet nga profesionistët të cilët janë për mbrojtjen e fëmijëve, ose edukimin e fëmijëve, ku ata janë të thirrur me ligj të mbrojnë fëmijët dhe është për keqardhje dhe e papranueshme që ne kemi raste të cilat shumë shpesh raportohen edhe në medie të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve, qoftë nga mësimdhënësit në institucione arsimore apo edhe nga profesionistë të tjerë të cilët punojnë në mbrojtje të fëmijëve”, ka thënë Kelmendi.

Drejtoresha e KOMF-it, thekson se si koalicion ka bërë vazhdimisht thirrje që rastet e dhunës ndaj fëmijëve të raportohen.

“Kemi bbërë thirrje që temat si dhuna të trajtohen si tema të veçanta në shkolla, në mënyrë që fëmijët të dinë se çfarë është dhuna format e dhunës ku ti raportojnë ato dhe të raportojnë dhunën, në mënyrë që të i edukojnë gjenerata e reja që dhuna është e papranueshme që në mënyrë graduale në vite të fillojnë zvoglimin e dhunës ndaj fëmijëve”, përfundoi ajo.

Të ngjashme