83 shikues përjetuan rikthimin më të madh të rezultatit në futboll

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Shpesh keni dëgjuar se avantazhi 2 me 0 mund të jetë i rrezikshëm. Shënohet një gol, humbni përqendrimin dhe kundërshtari mund ta barazojë rezultatin dhe ta fitojë krejt ndeshjen.

Punë e kryer në një ndeshje për një ekip mund të cilësohet edhe rezultati 7 me 2, por jo për ekipin e të rinjve të Halesowen Town që bëri një prej rikthimeve më të mëdha të rezultateve në kuadër të kupës FA për të rinjtë, transmeton Koha.net.

Borough po fitonte 4 me 1 në pjesën e parë ndërsa pas 60 minutave lojë kishte avantazhin 7 me 2. Në minutën e 85 rezultati ishte 8-6, por gjithçka përfundoi në kohën shtesë për rezultatin 8-9.

Në stadium ishin vetëm 83 shikues, të cilët përjetuan rikthimin më të madh të rezultatit.

Si rezultoi ndeshja pas secilës gol:

1 min: Nuneaton Borough 1-0 Halesowen Town (Corcoran)

4 min: Nuneaton Borough 1-1 Halesowen Town (Danks)

7 min: Nuneaton Borough 2-1 Halesowen Town (Jones)

22 min: Nuneaton Borough 3-1 Halesowen Town (Wanjohi)

43 min: Nuneaton Borough 4-1 Halesowen Town (Corcoran)

Pjesa e parë: Nuneaton Borough 4-1 Halesowen Town

49 min: Nuneaton Borough 5-1 Halesowen Town (Jones)

51 min: Nuneaton Borough 5-2 Halesowen Town (Love)

52 min: Nuneaton Borough 6-2 Halesowen Town (Corcoran)

57 min: Nuneaton Borough 7-2 Halesowen Town (Corcoran)

62 min: Nuneaton Borough 7-3 Halesowen Town (Danks)

70 min: Nuneaton Borough 7-4 Halesowen Town (Griffiths)

70 min: Nuneaton Borough 7-5 Halesowen Town (Mutasa)

80 min: Nuneaton Borough 7-6 Halesowen Town (Danks)

83 min: Nuneaton Borough 8-6 Halesowen Town (Corcoran)

86 min: Nuneaton Borough 8-7 Halesowen Town (Beard)

92 min: Nuneaton Borough 8-8 Halesowen Town (Tudgay)

96 min: Nuneaton Borough 8-9 Halesowen Town (Tudgay)

Rezultati përfundimtar: Nuneaton Borough 8-9 Halesowen Town

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme