86% e të anketuarve tregojnë se nuk japin ryshfet në doganë

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 12:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Doganat e Kosovës lansuan dokumentin e veprimit të Pulsit Publik të titulluar “Ndikimi i procedurave të ndërlikuara në nxitjen e korrupsionit në Doganat e Kosovës”.

Zëvendëspërfaqësuesja e UNDP-së Alessandra Roccasalvo, tha se nga anketa me 200 respondentë sa i përket nivelit të besueshmërisë së doganave, 86 % prej tyre kanë deklaruar se nuk kanë dhënë ryshfet në doganë për të kryer një punë.

“Herën e fundit gjatë këtij raporti kemi arritur të kuptojmë që publiku percepton që ka korrupsion në Doganë. Hulumtimi jonë ka qenë shumë i vogël po që ka pas për synim 200 të anketuar, kemi pyetur njerëzit mbi eksportin, importin, procedurat do me thënë doganore dhe mbi shpedicionet dhe mbi perceptimin e korrupsionit i cili zakonisht ndikohet për shkak të ndërlikimit të procedurave apo si manifestohet tek njerëzit. Pa hyrë më tepër në detaje shumicë e madhe afër 86 për qind nuk kanë dhënë ryshfet për doganën. Një gjë që e kam mësua kur erdha në Kosovë është se lajmet zakonisht bëhen të vjetruara shumë shpejt dhe perceptimi i publikut është më i ndërlikuar për shkak se gjithmonë ka diçka të re”, ka thënë Roccasalvo.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se ky është raporti i parë që del direkt nga doganat dhe e pasqyron punën e saj saktë. Ai tha se janë të përkushtuar që të luftojnë dukuritë negative në këtë institucion.

“Ky hulumtim edhe ky raport që po prezantohet sot për çka edhe po i falënderoj edhe një herë në emrin tim dhe të ministrit zyrën e UNDP-së për realizimin e tij, USAID-in për mbështetje financiare që hulumton për herë të parë nivelin e korrupsionit me klientë drejtë për drejtë të doganës që kanë punë të përditshme me Doganën e Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe ministria e Financave me planin e saj qeverisë së kanë objektiv kryesor luftën kundër dukurive negative dhe korrupsionit në çdo institucion dhe çdo nivel të qeverisë në këtë rast edhe dikasteret që janë nën menaxhimin e MF-së”, ka thënë Krasniqi

Kurse ushtruesi detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës Fahri Gashi, tha se dogana ka sektorë të veçanta për luftimin e korrupsionit.

Sipas Gashit 65 për qind e të hyrave shtetërore janë të fituara nga dogana.

“Njësitet e brendshme gjatë periudhës janar-dhjetor 2016 kam pranuar 47 informata të ndryshme prej kanaleve të ndryshme lidhur me shkeljet e ndryshme të procedurave ose kodit të mirësjelljes ku 11 prej këtyre informatave janë pranuar përmes linjës hotline. Vetëm gjatë këtij viti zyrtarët e hetimeve nga dogana kanë trajtuar 8 raste të zyrtarëve më hetime penale, janë iniciuar 22 raste disiplinore me gjithsej 34 zyrtarë në procedurë. Komisioni disiplinor ka shqiptuar 21 masa disiplinore ndërsa në nivelin lokal janë trajtuar 9 raste dhe janë shqiptuar 11 masa disiplinore ndaj 11 zyrtarëve”, ka shtuar Gashi.

Dogana e Kosovës me këtë raport së bashku me UNDP u ndien krenarë me punën dhe përkushtimin që kanë pasur gjatë këtij viti.

Po ashtu u tha se ky raport nxit anëtarët doganorë që të vazhdojnë punën e tyre si deri më sot.

undp-3 undp-2 undp-1 15658778_1214799188598793_632780448_o

Të ngjashme