87 raste të aborteve në QKUK gjatë këtij viti

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 09:31 | Nga
 Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), gjatë vitit 2016, deri tani janë regjistruar gjithsej 87 raste të aborteve.
“Arsye më e shpeshtë e aborteve janë kushtet socioekonomike, por ka edhe raste të rralla të divorceve”, thotë për lajmi.net drejtuesi i repartit të planifikimit familjar, ku kryhen abortet, dr. Jakup Ismajli.

Ai thekson se nga 87 raste, “ tetë janë që kanë kryer për herë të parë abortin, do të thotë që nuk kanë lindë, kurse tjerat kanë pasur dy e më shumë lindje.”

Pas luftës, numri i aborteve ka qenë dukshëm më i madh. Mirëpo, sipas tij, numri i aborteve në Klinkikën Obstretrike Gjinekologjike (KOGJ), në pesë vjetëshin e fundit ka rënë dukshëm.

“Ka filluar planifikimi familjar, përdorimi i mjeteve kontraceptive, kështu që ky numër nga viti në vit po vjen duke rënë.”

Kurse sa i përket koleksionimitt gjinor, dr. Ismajli thekson se nuk ekziston diçka e tillë. “Koleksion gjinor nuk ka, në asnjë mënyrë.”

“Abortet kryhen nga java e gjashtë e shtatzënisë deri në javën e dhjetë. Kurse krijimi i organeve tek fetusi kryhet pas javës së 12’të”,  shprehet ai.

Mosha rreth së cilës kryhen më shumë aborte, sipas Ismajlit, sillet prej 18 deri në 40 vjeç. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme