Një 88-vjeçar është gjetur i vdekur sot rreth orës 11:05 në shtëpinë e tij në fshatin Bablak të Ferizajt. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës nga Ferizaj.
Në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Prokurori i shtetit është njoftuar për të gjitha veprimet policore.
“Në vendngjarje kanë dalur njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat po merren me rastin. Për informacione të tjera, do të njoftoheni me raport vijues. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori I shtetit”, tha ai.