9.6 miliardë dollarë mallra vonohen në Kanalin e Suezit për shkak të anijes së ngujuar

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Anija gjigante e ngujuar në Kanalin e Suezit çdo ditë është duke vonuar mallra me vlerë deri në 9.6 miliardë dollarë.

Të dhënat e doganave detare tregojnë se çdo orë janë duke u vonuar 400 milionë mallra në shtegun që lidh lindjen dhe perëndimin.

Sipas vlerësimeve, në Kanalin e Suezit çdo ditë kanë kaluar mallra në vlerë deri në 4.5 miliardë dollarë. Ani pse ka nisur puna për zhbllokimin e anijes, kjo mund të zgjasë disa javë, shkruajnë mediat e huaja. 

Anija “Ever Givën”, është e gjatë sa katër fusha të futbollit. Kjo anije me pesë 200 mijë tonë, ka kapacitet për të bartur 20 mijë kontejnerë.

Të ngjashme