Sot bëhen 9 muaj nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar 9 mujorin e vdekjes së Deharit, duke shtuar se prioriteti i Vetëvendosjes do të jetë zbardhja e vdekjes së tij.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Sot bëhen 9 muaj pa aktivistin tonë Astrit Dehari!
9 muaj pa drejtësi…
Njëra nga prioritetet tona qeverisëse është edhe zbardhja e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit dhe poashtu Krijimi i Njësisë së veçantë të hetimit dhe zbardhjes së të gjitha vrasjeve të pazbuluara.
Nuk do të ndalemi pa u zbardhur e vërteta!
I përjetshëm kujtimi për ty Astrit!