Kemi më shumë gjëra për të mësuar përveç financave nga njëri prej ivestitorëve më të famshëm, Warren Buffett. Në fakt, biznesmeni, eksperti financiar dhe filantropi mund të ju mësojë shumë gjëra për jetën. Nga ndërmarrja e rreziqeve në përballjen me ndryshimin, ekspertiza e Buffett shkon përtej aksioneve dhe dollarëve.
Nga një moshë e re, investitori miliarder filloi të shkonte drejt suksesit, duke shitur qese të plehrave për fqinjët dhe duke dërguar gazeta. Në moshën 15 vjeçare, Buffett kishte mijëra dollarë dhe investonte në pasuri të patundshme.
Mirëpo, tashmë pothuajse 70-vjeçar ‘’Oracle of Omaha’’ ka 77 miliardë dollarë, sipas Forbes, duke e bërë atë personin e dytë më të pasur në botë, transmeton Ekonomia Online.
Shikoni këto nëntë thënie për kohën, suksesin, mënyrën e të menduarit dhe më shumë.
‘’Pavarësisht se sa të talentuar jeni ose sa përpjekje bëni, disa gjëra thjeshtë marrin kohë. Nuk mund të bëni një bebe në një muaj duke lënë nëntë gra shtatzënë’’.
‘’Unë nuk kërkoj të kaloj shirita dy metër: Unë kërkoj shirita të vegjël në të cilët mund të shkel’’.
‘’Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni nëse gjeni veten në një vrimë është të ndaloni së gërmuari’’.
‘’Ju thjeshtë duhet të bëni disa gjëra të duhura në jetën tuaj me kusht që të mos bëni shumë gjëra të gabuara’’.
‘’Nëse gjeni veten në një anije e cila rrjedh, energjia e kushtuar për të ndryshuar anijen ka me shumë gjasa të jetë më produktive se energjia e përkushtuar për të ndaluar rrjedhjet’’.
‘’Ju bëni gjërat kur mundësitë vijnë’’.
‘’Merr 20 vite për të krijuar një reputacion dhe pesë minuta për t’a shkatërruar atë. Nëse mendoni për këtë, ju do t’i bëni gjërat ndryshe’’.
‘’Dikush po ulet në hije sot sepse dikush mbolli një pemë kohë më parë’’.
‘’Parashikimi i shiut nuk numërohet. Por ndërtimi i anijeve të shpëtimit numërohet’’.