9-vjeçarja në Teksas vdes në gjumë, tre ditë pasi doli pozitiv me COVID-19

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Një nëntëvjeçare në Teksas ka vdekur në gjumë tre ditë pasi kishte rezultuar pozitiv për koronavirus, kanë thënë anëtarët e familjes së saj.

Sipas një raporti nga “Today”, Makenzie Gongora nga San Antonio u ankua se kishte dhimbje koke dhe stomaku. Ajo po ashtu kishte ethe.

Pas kësaj, nëna e vajzës e çoi atë në Qendrën Mjekësore Brooks për t’u testuar për probleme në fyt, koronavirus dhe grip.

Ndërsa testet tjera u kthyen me rezultat negativ, testi për COVID-19 doli pozitiv.

Vajza nuk kishte probleme madhore apo probleme me frymëmarrjen, prandaj vdekja e saj ka tronditur familjen dhe rrethin e gjerë.

Të ngjashme