90 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sipas njoftimit, dy pacientë janë në Respirator (CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Spitali gjithashtu njofton se pesë pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
“234 pacientë janë aktualisht të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 587 pacientë kanë kryer vizita Specialistike dhe nga këta 47 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa 52 Pacientë janë liruar pas trajtimit që i është ofruar”, thuhet në njoftim.