Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur një burrë nga Ferizaj që është raportuar i humbur.
Bëhet fjalë për Ilaz (Tahir) Sejdiu, 91-vjeçar, me banim në fshatin Greme, komuna e Ferizajt, i cili me datën 17.08.2023 rreth orës 07:10 kishte dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Ai është i gjatë 170 cm; peshon 75 kg; sy kafe; flokë të thinjura; kishte të veshura: pantollona dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë.
ë gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhet me personin e zhdukur, ta njoftoni menjëherë policinë, stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital” Lajmëro Policinë”.