99 ditë protestë kundër ‘Unazës’, demokrati: Rama të largohet nga Shqipëria më 15 shkurt

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

anorët e Astirit kanë dalë dhe këtë të dielë në protestë, duke shënuar kështu ditën e tyre të 99 në rrugë kundër projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Me thirrje kundër qeverisë dhe projektit, banorët kanë qëndruar në protestë si çdo ditë me kërkesën e vetme, anulimin e projektit që sipas tyre është kryekëput korruptiv dhe shkatërron shtëpitë e tyre.

Me banorët kanë qenë dhe deputetët e opozitës, të PD-së e LSI-së. Deputeti demokrat, Klevis Balliu u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kohë deri më datë 15-shkurt që të largohet nga Shqipëria.

“Kjo është arsyeja pse qytetarët janë në protestë, janë kundër kësaj monstre që i ka rrjepur qytetarët shqiptarë. Siç thotë edhe Unaza, tik tak, zoti kryeministër se ke kohë deri me 15, që të largohesh nga ky vend. Në këtë vend të bekuar nga zoti, nuk ka vend për tradhëtarët. Do i bëja thirrje çdo qytetari dhe çdo efektivi të policisë për t’u ngritur kundër krimit, kundër këlyshve të Enver Hoxhës, për të mirëkthyer mirëqënien tonë si popull”, tha Balliu./Express

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/99-dite-proteste-kunder-unazes-demokrati-rama-te-largohet-nga-shqiperia-me-15-shkurt-625302/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme