996 stenta janë vendosur te pacientët gjatë pjesës së parë të këtij viti në QKUK

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur 996 stenta te pacientët gjatë pjesës së parë të vitit 2021, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë.

“Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invaziv kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 Ekokardiografi Transezofageale”, thuhet tutje nga SHSKUK.

Sipas këtij Shërbimi, pas qetësimit të situatës me COVID-19, Kardiologji invazive po kryhen edhe  rastet e planifikuara të koronarografive dhe stentimeve.

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/3034741243509328

Të ngjashme