Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi se gjendja e përgjithshme në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane është katastrofike.
“Është vërtet një katastrofë. Është e vërtetë. Nuk janë fjalët e mia. Janë fjalët e vetë analistëve amerikanë. Ashtë një katastrofë, sepse amerikanët, të cilët janë njerëz shumë pragmatikë, shpenzuan më shumë se një miliardë e gjysmë dollarë në atë fushatë.” Dhe nëse e shikoni numrin e njerëzve të braktisur në Afganistan, të cilët punuan për Perëndimin, për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, atëherë është një katastrofë humanitare” , tha Putin në seancën plenare të Forumit Ekonomik Lindor, raporton TASS, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti rus gjithashtu deklaroi se është e papranueshme të imponohet një urdhër demokratik mbi vendet me dhunë dhe se nëse i nevojitet një populli ata do ta marrin vetë.
Putin vlerësoi se Perëndimi vazhdon me politikën e imponimit të jashtëm të standardeve në vendet e tjera, pavarësisht nga mësimet nga Afganistani.