Arrestohet burri që goditi me veturë fëmijën në Malishevë

| 19 Dhj 2021 | 08:59 | Nga

Një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori, i cili ishte fëmijë, ka ndodhur dje në Malishevë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar fëmija, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Kurse i dyshuari, sipas raportit 24 orësh të policisë, është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme