Opinionisti Rrahman Paçarizi, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka deklaruar se presidentja Justina Shiroka-Pula duhet të jetë pjesë aktive e Grupit Punues për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Pos tjerash, Paçarizi tha se presidentja duhet të shfrytëzojë situatat për të përçuar të vërtetën.
“Presidentja duhet të ketë rol për plot arsye dhe për shkak të backround-it të saj akademik dhe politik, presidentja e Kosovës unë mendoj se është një figurë mjaft përfaqësuese, e cila jo patjetër do të iu qaset vetë këtyre problematikave, dhe përpjekjes për ta përçuar të vërtetën atje. Por ajo mund të bëjë dhe duhet të jetë pjesë e këtij Grupi Punues, pra duhet të jetë pjesë aktive e këtij grupi që ka themeluar Qeveria”.