Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Janina Ymeri i ka drejtuar disa pyetje publike kryeministrit Albin Kurti, lidhur me pretendimet për marrjen e parave nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.
Ymeri e sfidon Kurtin: A mund ta mohoni se keni marrë para nga Martin Berishaj?

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri e ka pyetur Kurtin nëse mund të mohojë pretendimet për këto para, si dhe për raportet e pretenduara financiare me kompaninë e Vuk Hamoviqit.
“Albin Kurti, a mund ta mohoni që keni marrë para nga Martin Berishaj për fushatë të Vetëvendosjes?”, ka shkruar Ymeri.
Ajo ka ngritur pikëpyetje edhe lidhur me transaksionet tregtare të energjisë elektrike me kompaninë e Vuk Hamoviqit.
“Me transaksione tregtare të rrymës me kompaninë e Vuk Hamoviqit, a mund ta demantoni që jeni në borxh të Vukut dhe shokëve të tij?”, ka pyetur më tej deputetja.

















