Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu Hyseni, i ka reaguar Daut Haradinajt lidhur me vizitën në Pejë dhe Deçan të përfaqësuesve të Listës Studentore Serbe.
Kryeziu i kundërpërgjigjet Haradinajt: Nuk ka më kontroll të Beogradit mbi Qeverinë e Kosovës

Kryeziu ka theksuar se koha kur Beogradi kishte ndikim në vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës ka kaluar, duke iu referuar periudhës kur, sipas saj, pritej deri në tetë orë për të marrë votën e deputetëve serbë.
Ajo ka kritikuar reagimin e Haradinajt, duke nënvizuar se Kosova sot ka institucione që vendosin në mënyrë të pavarur dhe se nuk ka më kontroll të Beogradit mbi Qeverinë e Kosovës.
Sipas Kryeziut, nuk mund të trajtohet vizita e një përfaqësuesi serb në Kosovë si dëshmi e rikthimit të një realiteti politik që, siç thotë ajo, tashmë i përket së kaluarës.

















