Ministri i Arsimit, Shkences, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka thënë se punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta është prioritet për Qeverinë Kurti.
Ajo tha se është prioritet edhe për vet atë si ministre, andaj edhe po realizohet.
Nagavci shtoi se për këtë ajo kishte folur në vitin 2017 sa ishte deputete.
“Punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta është prioritet për Qeverinë Kurti dhe mua si ministre e Arsimit, andaj dhe po realizohet.Po e shoh që qenka ngritur si temë punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.Sa për t’ua kujtuar, në vitin 2017 si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pata propozuar një amandament për punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta”.
“Amandamenti nuk u miratua pasi nuk kishte marrë përkrahjen e deputetëve të disa partive përfshirë atyre të Partisë Demokratike të Kosovës që tek tani po e ngrisin këtë çështje. Më vjen mirë që tashmë paskan reflektuar dhe kanë kuptuar rëndësinë dhe nevojën për punësimin e asistentëve”.
E para e Arsimit në Kosovë shtoi se deri në fund të mandatit parashihen që të kenë së paku 500 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Në programin qeverisës ne kemi paraparë që çdo vit të qeverisjes sonë të punësojmë nga 100 asistentë për këta fëmijë, andaj dhe i kemi planifikuar edhe në buxhet. Aktulisht janë të punësuar 86 asistentë në shkolla dhe 5 në Qendrat Burimore. Shumë shpejtë do të punësojmë 3 asistent të komunitetit që nuk dëgjojnë”.
“Punësimi i asistentëve bëhet krahas kualifikimit të tyre, aktualisht vetëm 70 asistentë janë të diplomuar dhe të papunë, andaj dhe paralelisht me buxhetimin, po pregatisim dhe kuadrot e nevojshme dhe sivjet kemi filluar me pregatitjet e grupeve të reja të kandidatëve.Si Ministri do ta përcjellim me kujdes procesin e punësimit të asistentëve nga komunat dhe do të sigurohemi që deri në fund të mandatit tonë t’i kemi së paku 500 asistentë në shkolla”.
https://www.facebook.com/arberienagavci14/posts/1534744973576399