Vdes fëmija i gjashtë nga aksidenti me kështjellën kërcyese në Australi

| 19 Dhj 2021 | 09:56 | Nga

Ka vdekur edhe fëmija i gjashtë, tre ditë pas rrëzimit të një kështjelle kërcyese, në një festë që një shkollë po e organizonte për fundvit në Tasmania të Australisë.

Policia australiane njoftoi se djali, i cili vdiq në spital të dielën ishte 11-vjeç dhe quhej Chace Harrison.

Duke folur për gazetarët në Hobart, Komisioneri i Policisë, Darren Hine, konfirmoi se gjashtë fëmijë kishin vdekur nga aksidenti, ndërsa dy të tjerë mbeten në gjendje kritike në Spitalin Royal Hobart.

Hetimi është duke u zhvilluar për mënyrën sesi një shpërthim ere arriti të fryjë kështjellën kërcyese disa metra në ajër gjatë festës së shkollës fillore Hillcrest, shkruan Apnews, transmeton Klankosova.tv.

Njerëzit në Devonport u lutën për viktimat dhe të dashurit e tyre gjatë meshës së të dielës, ndërsa lule janë lënë edhe jashtë shkollës.

https://www.youtube.com/watch?v=KNSeAlXT0Ss

Të ngjashme