Hapet një fabrikë në Podujevë, 300 punëtorë fillojnë punën

| 27 Kor 2016 | 22:13 | Nga

Mbi 300 punëtorë kanë filluar punën në fabrikën ‘Philipoos Food’ në Podujevë, ka bërë të ditur Ministri i Punës, Arban Abrashi. Ai ka shtuar se edhe qindra punëtorë të tjerë pritet të angazhohen me punë në këtë fabrikë.

Mbi 300 punëtorë, veçse kanë filluar angazhimin në fabrikën e përpunimit të perimeve në Podujeve, Philippos Food, dhe qindra të tjerë pritet të fillojnë.

“Mbrëmë, gjatë vizitës në fabrikë, takova njerëz të bizneseve e projekteve të mëdha, shtetas gjerman, që kishin ardhur të shohin fabriken, kushtet e investimeve si dhe të bërit biznes në Kosovë”, ka shkruar ai.

Abrashi ka tënë se atyre u është shpjeguar mundësitë dhe kanë biseduar për një sërë projektesh që nënkuptojnë mijëra vende të reja pune.

“Jam i sigurtë që investimet tani po krijojnë rrethana të reja dhe po nxisin zhvillimin e vendit, prandaj në funksion të kësaj, jam në dispozicion 24 orësh që ta promovojë vendin dhe projektet strategjike”, ka shkruar Abrashi

Të ngjashme