Familjarët e Gani Gecit të pranishëm para Pallatit të Drejtësisë

Prishtinë | 14 Tet 2026 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, janë parë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Sipas pamjeve të Ekonomia Online, shihet një numër i familjarëve që janë mbledhur para gjykatës, ku pritet të merret vendimi lidhur me rastin e Gecit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit.

Geci, i ndaluar nën dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të ushtrimit të profesionit të tij, do të përballet me kërkesën për paraburgim, në kohëzgjatje prej një muaji.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca dëgjimore pritet të mbahet nga ora 13:30.

Të ngjashme