Shtatë të vdekur dhe mbi një mijë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

| 01 Shk 2022 | 19:35 | Nga

Në 24 orët e fundit në Shqipëri nga COVID-19 kanë ndërruar jetë shtatë qytetarë, ndërkaq janë regjistruar një mijë e 533 raste të reja me këtë virus, nga pesë mijë e 404 testime të bëra.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar dy mijë e 215 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238 mijë e 655 që nga fillimi i epidemisë.

Në gjithë Shqipërinë janë 18 mijë e 68 raste aktive me COVID-19.

Të ngjashme