Qytetarët duhet të kalojnë me patjetër trotuareve, por askujt s’i bëhet vonë t’i pastroj ato

| 08 Shk 2022 | 12:30 | Nga

Kthimi i të reshurave të borës përpos që shkakton probleme të shumta për drejtuesit e automjeteve, duket se shpesh herë këto probleme janë prezent edhe për këmbësorët.

Thuajse të gjitha trotuaret në Prishtinë janë të papastruara, e kjo shton edhe më tepër rrezikun tek qytetarët që duhet me patjetër të kalojnë në këto anë.

Përpos që institucionet e vendit zihen në të shumtën e rasteve në “befasi” nga bora në sezonin e dimrit, këta të fundit nuk brengosen fare as për pastrimin e rrugëve e aq më pak të trotuareve.

Të ngjashme