Thaçi uron kadetët e FSK-së që diplomuan në Londër

| 13 Pri 2017 | 14:51 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi, ka uruar dy kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që kanë diplomuar në Londër.

Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami, janë dy kadetët e FSK-së që kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.

“Krenar me oficerët e FSK-së, Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami, të cilët diplomuan sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Hasanaj, oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shpallur kadeti më i mirë në huaj nga Akademia Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci.

“Krenar me oficerin e FSK-së, Xhevahir Hasanaj, i cili mori çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike”, ka shkruar Greiçevci, në profilin e tij në Facebook.

Hasanajn e ka uruar edhe Presidenti Thaçi.

“Oficeri, Xhevahir Hasanaj u dekorua sot si kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike, derisa medaljen ia dorëzoi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May”.

“Suksesi ndërkombëtar i FSK-së, dëshmon se Kosova është gati për themelimin ushtrisë se vet multietnike, e cila do të mbrojë integritetin territorial të vendit tonë dhe do t’i kontribuojë paqes globale me pjesëmarrjen e saj në misione paqeruajtëse”.

Image may contain: 3 people, people standing

Të ngjashme