Matoshi: Tipat si zv.kryeministri Besnik Bislimi po e falimentojnë edhe idenë e shtetit!

| 10 Mar 2022 | 16:31 | Nga

Publicisti dhe analisti politik, Halil Matoshi, ka reaguar pasi Bjørn Berge, zëvendës-sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, e demantoi publikisht zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me atë çfarë kishin biseduar.

“Vërtet ndjej keqardhje kush e drejton Kosovën”, ka shkruar Matoshi, në faqen e tij në Facebook.

“Tipa si ky po e falimentojnë edhe vetë idenë e shtetit së le mâ ekonominë”, ka theksuar ai.

Zv.kryeministri Bislimi kishte shkruar në “Twitter” se gjatë qëndrimit në Strasbourg ka takuar Bergen dhe se ai ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në KE.

Por, Berge ka shkruar sot se fatkeqësisht, përshkrimi i Bislimit nuk përputhet me atë që ka deklaruar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

POSTIMI I PLOTË I MATOSHIT:

Rren Besniku i Kurtit!

Bjørn Berge (Norvegji), zëvendës-sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës demanton publikisht Besnikun e Kurtit!

Berge ka thanë me keqardhje, përshkrimi i Bislimit nuk përputhet me ato që ka deklaru në takim lidhun me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Europës!

Vërtet tash ndjej keqardhje kush e drejton Kosovën!

P.S. Këta tipa si ky, po e falimentojnë edhe vetë idenë e shtetit së le mâ ekonominë!

Të ngjashme