“Kryeministër qytetarët nuk të kanë votuar për t’u fshehur, janë në gjendje të rënduar financiare”

| 10 Mar 2022 | 17:09 | Nga

Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, ka thënë se qytetarët gjatë ditëve të fundit po ballafaqohen me rritje enorme të çmimeve të cilat i konsideron të papërballueshme.

Ai ka shtuar se populli i Kosovës asnjëherë nuk ka qënë në një gjendje kaq të rënduar emkonomike.

Postimi i plotë i tij:
Nuk dijë a ka arsye ka më të madhe që Kuvendi i Kosovës të #mblidhet në takim urgjent sesa rritja enorme e çmimeve për qytetaret?

Qytetaret e Kosovës në 24 orët e fundit po ballafaqohen me #rritjen enorme të çmimeve të cilat janë të papërballueshme për familjet e tyre.

Qeveria po heshtë, Kryeministër të kanë votuar mbi #50% të qytetarëve jo për tu #fshehur e për të #heshtur në situata të tilla por për të ndërtuar #politika konkrete dhe #strategji të cilat ndihmojnë qytetaret që produktet ti blejnë me çmime më të lira.

Çmimet janë të #ndryshme nga një market tek tjetri, ku është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës? A po i kontrollon çmimet ne treg? A ka ndonjë raport zyrtar të këtij institucioni, apo edhe te institucioneve tjera?

Populli i Kosovës asnjëherë që nga #paslufta nuk ka qenë në gjendje më të rënduar financiare.

Kjo qeveri në vend që ti ndihmoj po i varfëron edhe më tepër duke ndërmarr iniciativa të krijimit të fondeve të ndryshme të cilat nuk janë prioritet për Kosovën.

Kryeministri duhet urgjentisht të krijoj politika #fiskale të cilat ndikojnë në #zvogëlim të çmimeve si dhe rritjen e #pagave në sektorin privat dhe publik, këto veprime janë urgjente të ndodhin.

Të ngjashme