Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, raporton Ekonomia Online.
Në takim po merr pjesë edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, si dhe i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Pas këtij takimi, kryeministri Kurti e kryediplomatja gjermane, Baerbock, do të mbajnë një konferencë për medie.


