Bashkë me Mozzik, djali i Kadri Veselit e viziton babanë në Hagë

| 10 Pri 2022 | 17:37 | Nga

Gjatë ditës së sotme, reperi nga Ferizaj – Gramoz Aliu i njohur me nofkën si Mozzik ka bërë të ditur se ka qenë në vizitë në Hagë tek ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, teksa ka pasur rastin të takoj edhe ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe Nasim Haradinajn.

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social “Instagram”, shihet se reperi ka në vizitë ka qenë së bashku me djalin e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Klestorin.

Mozzik pas vizitës shkroi në profilin e tij në Facebook: “Sapo përfundova vizitën në Hagë, ku takova Kadri Veselin! I fortë guri, i pa thyeshëm si gjithmonë.”

Mozzik pas vizitës shkroi në profilin e tij në Facebook: “Sapo përfundova vizitën në Hagë, ku takova Kadri Veselin! I fortë guri, i pa thyeshëm si gjithmonë.”

Të ngjashme