Alarmante: 177 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

| 29 Qer 2022 | 12:07 | Nga

Edhe 177 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë.

Këto raste vijnë pas 986 testimeve të bëra.

Numri i rasteve aktive tanimë ka arritur në 486.

Në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Ndërkaq janë shëruar 13 persona.

Të ngjashme