Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) nesër shënon 24-vjetorin e themelimit, duke shënuar më shumë se dy dekada angazhim në përfaqësimin e interesave të bizneseve kosovare dhe në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit.
Me moton “24 vjet – më shumë se një histori, një mision!”, AKB vë në pah rrugëtimin e saj ndër vite, sfidat e përballuara dhe përkushtimin ndaj fuqizimit të sektorit privat në Kosovë.
Përmes një mesazhi për këtë përvjetor, Aleanca thekson rëndësinë e biznesit për zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për vendin.
“Kur forcohet biznesi, forcohet ekonomia dhe ndërtohet e ardhmja e Kosovës”, thuhet në mesazhin e AKB-së, e cila shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në rrugëtimin e saj 24-vjeçar.
Me rastin e këtij përvjetori, AKB rithekson se misioni i saj vazhdon, duke vënë në pah rëndësinë e punës, besimit dhe përkushtimit në krijimin e një ekonomie më të zhvilluar.