Eksporti i mallrave në muajin shtator 2026 në Kosovë kishte vlerën 109.4 milionë euro.
Ndërsa, importi ishte 6-fish më i lartë, raporton IndeksOnline.
643.4 milionë euro, është vlera e importit, që është një rritje prej 27.5 % për eksport, si dhe një rritje prej 6.1 % për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
Agjencia e Statistikave të Kosovës pohon se, sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24.3 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17.1% e përbëjnë produktet minerale; 10.3 % e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10.1 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.9 % e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, e kështu me radhë.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 19.8% e përbëjnë produktet minerale; 11.8 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2 % e përbëjnë mjetet e transportit; 11.1 % e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.1 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 34,2 milionë euro, ose rreth 31.3 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 22.1 %.
Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.8 %), Holanda (2.7 %), dhe Bullgaria (2.3 %).
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 281 milionë euro.
Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.5 %), Greqia (6.5 %), dhe Italia (4.4 %).