Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve nga Vox Kosova, në të cilat dëgjohen biseda të kryetarit të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, lidhur me punësime partiake në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
“Kryeprokuror a je gjallë?” Mustafa i LDK-së: KEK he pronë private e Albinit, si n’bashqe t’babës

Mustafa, përmes një reagimi ne facebook, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke ngritur dyshime për ndikimin politik në proceset e punësimit në këtë ndërmarrje.
“Albin Kurti mu ma ka çelë qëtë konkurs veç për Obiliq”, ka shkruar Mustafa, duke iu referuar përmbajtjes së audio-incizimeve të publikuara.
Ai ka ironizuar edhe mënyrën se si po trajtohet KEK-u, duke e krahasuar atë me pronë private të kryeministrit.
“KEK he pronë private e Albinit, si n’bashqe t’babës”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.
Mustafa ka përmendur gjithashtu problemet me furnizimin me energji elektrike, çmimin e rrymës dhe importin e energjisë nga Serbia.
Në fund të reagimit, deputeti i LDK-së i është drejtuar edhe kryeprokurorit me pyetjen: “Kryeprokuror a je gjallë?”

















