Mossad emëron dy gra për herë të parë në rolet kryesore të spiunazhit izraelit

| 19 Gus 2022 | 11:03 | Nga

Mossad bëri histori të enjten, duke njoftuar se ka emëruar dy gra në role të larta në organizatë. Tani janë katër gra në forumin ekzekutiv që drejton agjencinë.

Gruaja e parë, “A.”, mori rolin e saj së fundmi si drejtuese e Departamentit të Inteligjencës të Mossad-it, i cili është i barabartë me nivelin e kreut të Inteligjencës Ushtarake në IDF. Gruaja e dytë, “K.”, u emërua në krye të Departamentit për Iranin.

Departamenti i Inteligjencës i Mossad-it, aktualisht i menaxhuar nga dy gra, A. dhe zëvendësi i saj, “H.”, konsiderohet si një nga ankorat kryesore të organizatës dhe motorët e rritjes.

“Unë e shfrytëzojë këtë platformë të nderuar për t’u bërë thirrje grave që të veprojnë për të realizuar potencialin dhe ndikimin e tyre në sistemin e sigurisë, duke përfshirë njësitë luftarake apo teknologjike, në mënyrë që të lënë gjurmën e tyre”, tha ajo, shkruan jp.

A. tani do t’i bashkohet K., e cila shërben si kreu i Departamentit të Iranit, fusha kryesore e veprimtarisë së organizatës. Kreu i sistemit të Iranit është përgjegjës për strategjinë e Mossad-it në trajtimin e kërcënimit iranian në të gjitha format e tij dhe është përgjegjës për udhëheqjen e fushatës së kombinuar të operacioneve, teknologjisë dhe inteligjencës në agjencinë e spiunazhit, së bashku me IDF-në dhe të gjitha degët e sigurisë.

“Ka barazi të plotë në organizatë midis burrave dhe grave”, tha drejtori i Mossad, David Barnea. “Shumë gra shërbejnë në role operacionale, si luftëtare dhe menaxhuese të agjentëve, dhe janë të integruara në thelbin e aktiviteteve tona operacionale dhe inteligjente me talent, profesionalizëm dhe shkathtësi”.

Të ngjashme