Shefi i OKB-së e dënon përshkallëzimin e situatës në Ukrainë

| 10 Tet 2022 | 17:02 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres është “thellësisht i tronditur” nga sulmet e sotme me raketa në shkallë të gjerë në Ukrainë, tha zëdhënësi i tij.

Vala e sulmeve “raportohet se rezultoi në dëme të përhapura në zonat civile dhe çoi në dhjetëra njerëz të vrarë dhe të plagosur” dhe “përbënë një tjetër përshkallëzim të papranueshëm të luftës”, thotë Stéphane Dujarric në një deklaratë.

“Si gjithmonë, civilët po paguajnë çmimin më të lartë,” shton ai.

Të ngjashme