Sveçla: Ish-polici Pantiq organizoi sulm terrorist në zyrat e KKZ-së në veri

| 10 Dhj 2022 | 16:55 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar pas arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se është i përfshirë në një nga incidentet e fundit në veri të vendit.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se Pantiç ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri të vendit.

“Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, ish pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.  I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhezyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, tha Sveçla.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët e etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri.

POSTIMI I PLOTË:

Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, ish pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.

I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ftoj të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri.

Asgjë nuk mund t’i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit.

Të ngjashme