Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës.
Ai ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti se janë futur në aventura politike duke e sfiduar shtetin dhe se tani po e dorëzojnë atë.
“Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste. ‘Kur bie në gjumë me fëmijë, në mëngjes zgjohesh i lagur’. (proverbë e njohur nga populli ynë)”, ka shkruar Limaj në Facebook.