OBSh: 41 000 viktima nga tërmetet e fuqishme

| 13 Shk 2023 | 18:31 | Nga

Të paktën 31 643 persona kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë Jugore të hënën e kaluar dhe 9 300 kanë vdekur në Siri, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Tërmetet e së hënës me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën disa vende në rajon, përfshirë Sirinë.

”Në Siri raportohen mbi 9 mijë e 300 viktima”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

”Më shumë se 233 mijë pjesëtarë të ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit po punojnë aktualisht në terren”, tha autoriteti turk i menaxhimit të fatkeqësive, AFAD.

Sipas agjencisë, rreth 148 mijë njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti deri më tani.

Të ngjashme