Sot u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën “Gasper Karaqi në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.
Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se viktima është Dyldyl Thaçi, 68 vjeçar.
Sipas informacioneve të para, akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën i moshuari.
Vdekjen e 67-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale e ka konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.