Dy librat e shkrimtarit Sheqet Meko “Viza Amerikane” dhe “Saga përtej Atlantikut” janë promovuar edhe në Prishtinë gjatë ditës së hënë, pas promovimit në qytetin e Shkupit, një ditë përpara, raporton Ekonomia Online.
Për librat foli vetë autori Shefqet Meko. Tha se gjuha është mjeti më i fortë kundër çdo armiku.
“Koha që jetuam ishte kohë e mbylljes, prandaj edhe librat janë rreth emigracionit. Heroizmi më i madh i popullsisë shqiptare është ruajtja e gjuhës. Gjuha është mjeti më i fortë kundër çdo armiku. Edhe pse kam jetuar shumë vjet në Amerikë, kam qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj kombit shqiptar. Shqiptarët edhe atje janë në këmbë, kanë ruajtur gjuhën dhe traditën e kombit tonë. Ne shqiptarët kemi një aleat shumë të madh, Amerikën por ajo nuk mund të na zgjedh problemet tona nëse ne nuk i zgjedhim vetë”, tha Meko.
Me këtë rast, kryetari i fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina ka thënë se novela “Viza Amerikane” është një dëshmi e fuqisë letrare për të demaskuar të keqen, teksa për të bashkëpunimi i shqiptarëve Prishtinë-Shkup-Selanik është boshti më i rëndësishëm për kauzat kombëtare.
“223 faqet e kësaj novele gjejmë panoramën me plot kontraste sociale, morale e njerëzore të tranzicionit shqiptar, ku personazhi kryesor, Artan Pojani, një ish mësues i matematikës, i cili kishte kaluar në biznesin e bletarisë, pa fajin e tij ndodhet në kurthin e një intrige që tejkalonte kufijtë shtetëror. Atij ia vjedhin identitetin për llogari të një shtetasi tjetër, Arshim Gatranit, i cili në mënyrë korruptive ishte bërë përfitues i lotarisë amerikane”, ka thënë ai.
“Merita e autorit qëndron në faktin se ai me mjeshtri krijuese ka arritur të depërtojë në fijet e padukshme të një makinerie korruptive ku njerëzit e ndershëm brenda natës shndërrohen në hije të vetvetes. Ashtu siç ndodhi edhe me Artan Pojanin i cili filloi të mos e njihte vetveten, sepse identiteti i tij civil ishte transferuar tek një person tjetër dhe krejt kjo ishte bërë me ndihmën e zyrtarit të qeverisë, Gogo Përcullës, i cili kishte bartur poste të larta ministrore”, ka thënë ndër të tjerash ai.
Siç tha ai, novela e vë lexuesin para një dileme, ndërsa e bën letërsinë shqipe të konkurrueshme në tregun botëror. “Pasi ta kemi lexuar novelën ‘Viza Amerikane’ të shkrimtarit Shefqet Meko do të mbetët para një dileme: Nëse sjelljet e njeriut janë produkt i rrethanave sociale, ekonomike e shoqërore, apo vetë njeriu është arkitekt i atyre rrethanave, ku në fund kufiri në mes të ndershmërisë dhe pandershmërisë bëhet i padukshëm. Një novelë si ‘Viza Amerikane’ e bën letërsinë shqipe të konkurrueshme në tregun e madh të botës së artit e kulturës”, u shpreh ai.
“Saga përtej Atlantikut…” është libri i katërt, por romani i parë i autorit Shefqet Meko, i cili ka punuar si gazetar për shumë vite në Tiranë. Ai sjell një histori të jashtëzakonshme, që buron në përditshmërinë e jetës amerikane, duke patur në sfond kujtimet dhe persiatjet e një intelektuali shqiptar, i cili nuk e ndan vendlindjen e tij nga mendja dhe zemra. Ky roman sjell një risi në prozën e gjatë shqipe, ku botimet me ngjarje nga realiteti përtej Atlantikut, janë të rralla dhe pa pretendime “Saga përtej Atlantikut…” është libri i katërt, por romani i parë i autorit Shefqet Meko, i cili ka punuar si gazetar për shumë vite në Tiranë. Ai sjell një histori të jashtëzakonshme, që buron në përditshmërinë e jetës amerikane, duke patur në sfond kujtimet dhe persiatjet e një intelektuali shqiptar, i cili nuk e ndan vendlindjen e tij nga mendja dhe zemra. “Mos e shiko Amerikën si vend ku ha bukë, por si vend ku sheh dritë…” – thotë autori, duke analizuar me zhdërvjelltësi përqasjen e dy botëve; asaj shqiptare dhe amerikane, ku njeriu i lirë krijon vetveten.
Ky roman sjell një risi në prozën e gjatë shqipe, ku botimet me ngjarje nga realiteti përtej Atlantikut, janë të rralla dhe pa pretendime artistike. Meko me bashkëshorten dhe dy djemtë jeton në Minneapolis të shtetit Minnesota, “Yll i Veriut”, siç e quajnë amerikanët. Meko me bashkëshorten dhe dy djemtë jeton në Minneapolis të shtetit Minnesota, “Yll i Veriut”, siç e quajnë amerikanët.


