VV kërkon që nga Projektligji për çmimin e barnave të largohen prodhuesit vendës, PDK ka dyshime

| 07 Kor 2023 | 12:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi nuk ka hedhur në votim Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale, për shkak të mospajtimeve të thella mes deputetëve, përfshirë edhe atyre të mazhorancës, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, kërkuoi plotësim-ndryshimin e këtij projektligji, pasi sipas tij, nuk po përkrahën prodhuesit vendor farmaceutik, gjë të cilën e përkrahën edhe anëtarët e komisionit nga opozita

Por për këtë propozim, Partia Demokratike e Kosovë, ka dyshime se po bëhet për favor të një kompanie private nga Maqedonia e Veriut.

Sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodh, fabrikat vendore mund të mbyllen. Ai ka kërkuar që të mbështetet iniciativa e tij dhe ky Projektligj të ndryshojë.

“Për herë të parë Kosova ka një ligj për rregullimin e çmimin e barnave. Ky ligj ka një problem të vogël dhe duhet ta zgjidhim për të cilën mua më bën skeptik se a duhet ta votojmë apo jo. Pra nuk jemi duke e përkrah prodhuesin vendor, e të cilët kanë produkte për tregjet ndërkombëtare dhe përmes këtij ligji ne mund ta bëjmë mbylljen e ndonjë fabrike me qindra milionë euro”, tha Avdyli.

“Unë propozoj për herë të fundit që ta shtyjnë për një seancë tjetër, ndoshta javën tjetër që ndoshta ta lusim s’po zorin e këtij ligji që ta sjellë edhe një nen që për Kosovë prodhuesi vendor ta caktojë çmimin. Dikush mund të thotë se prodhuesi mund ta ngris çmimin, por kjo nuk mund të ndodh sepse s’mund të rritet çmimi kur ka barna me çmime të ultë”, tha ai.

Me propozimin e deputetit Avdyli u pajtua edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, por që kritikoi institucionet se rekomandimet e palëve te interesit, nuk janë marrë për bazë.

“Praktikisht rekomandimet e palës së interesit nuk janë marrë parasysh dhe propozimi i deputetit Avdyli është i drejtë. Për prodhuesit vendor, për cilësinë nuk guxon që çmimi të ndikojë në cilësinë e barnave. Kontrolli i cilësisë së barit dhe stimulimi i prodhuesve vendor duhet të jetë prioritet i këtij ligji”, tha Dreshaj.

Por deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, pati dyshime se Ministra e Shendetssi ka marrë propozime nga një kompani private që të hiqet neni për prodhuesit vendës.

“Para një viti e gjysmë e kemi dorëzuar ne Projektligjin për Rregullonin e Çmimit te barnave , ndërsa tani ka ardh një projektligj shumë i dobët se sa ka qenë një vit e gjysmë e që është refuzuar nga ama e mazhorancës. Ky ligj përveç rregullimit të çmimeve tavan, do duhej të kishte edhe listën pozitive dhe rimbursimin e listave pozitive që i ndihmonte rasteve sociale, pensionistëve të cilët nuk mund t’i blinin barnat që kanë nevojë”.

“Ky ligj është harmonizuar më shumë me lobuesit jashtë Kosovës sesa me ata brenda këtu. Në mbledhje të grupit punues edhe deputetit Haxhi Avdyli, ka treguar se është kërkuar te Komisioni Draftues në MSH që neni për prodhuesit vendor të hiqet, pra me kërkesë të Kompanisë ‘Alkaloid’”, tha tutje Haxhiu.

Kryetarja e komisionit për shëndetësi, Fatmire Kollçaku, tha se qytetarët do të përfitojnë më së shumti nga ky projektligj.

“Qëllimi i këtij projektligji është që të vendoset një rregullativë dhe për herë të parë të kemi një unifikim të çmimeve dhe një kosto më të përballueshme për qytetarët. Besoj që ky ligj do të ndryshojë shumë për të mirë situatën sa i përket qytetarëve dhe pacientëve që kanë nevojë për barna. Kjo nuk do t’i detyrojë të sillen në barnatore të ndryshme, por kudo që të jenë çmimi do të jetë i unifikuar dhe do të ketë një kontroll më të lartë të cilësisë së barnave”, tha ajo

Të ngjashme