Mihali e VV-së akuzonte Reçicën e PDK-së se fliste me Slavko Simiqin në kohën kur ai fliste me Kusarin

| 10 Kor 2023 | 16:30 | Nga

Koordinatorja e komiteteve në Vetëvendosje njëherësh një prej figurave më të rëndësishme, Dejona Mihali, në qershorin e vitit 2022 fliste për komunikimet e deputetëve të PDK-së me Slavko Simiqin.

Megjithatë, realiteti dukej ndryshe. Pikërisht në qershor të vitit të kaluar, shefja e deputetëve të partisë së Mihalit, kishte zhvilluar bisedime me po të njëjtin person.

Nacionale sot ka publikuar përgjimet ku dëshmohet edhe komunikimi që ka pasur Kusari-Lila me Milan Radojiçiq.

Por, çfarë shkruante Dejona në vitin e kaluar?

Ajo e akuzonte Elmi Reçicën për mesazhe me Slavko Simiq.

Postimi:

Eksponentët e grupimit PLAS po na thonë se një nga të tyret pra Lista Serbe, votoi sot pro ligjit që rrit pagën minimale. Po i drejtohen deputetëve tanë, a thua se nuk i di njeri mesazhet që shkëmbejnë me njëri – tjetrin.

Kushedi çka do të lexoni ndonjë ditë me bë me ja pa kamera nga lart në sallë të kuvendit telefonin – Elmi Reçicës sent to Simiç.

Të ngjashme