Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar të hënën një fermer nga fshati Novolan, i cili është përfitues direkt i subvencionimit që Komuna e Vushtrrisë.
“Pasditen e sotme e kalova te fermeri i vyeshëm Rasim Vatovci, nga fshati Novolan. Rasimi është përfitues direkt i subvencionimit që Komuna e Vushtrrisë ka bërë për herë të parë me 0.05 (pesë) cent për litër qumësht, për çka ishte shumë falënderues”, ka shkruar Idrizi në Facebook.