Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka reaguar për skandalin e Mimoza Kusarit, e cila u zu duke bashkëpunuar me kriminelin serb të veriut, Milan Radojiçiq.
Në një postim në Facebook, Zemaj ka ironizuar situatën me fjalët “a ju nxonën a?”.
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur ekskluzivisht për Ekonomia Online lidhur me përgjimet e dala në media për një komunikim me Igor Simiqin e Listës Serbe.
Kusari-Lila tha se kontakti me ish-deputetin ka qenë në suaza të normales dhe se është biseduar për votimin e tri projektligje; Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale.