Haradinaj: Nesër e kuptojnë si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj

| 10 Kor 2023 | 21:22 | Nga

Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar përsëri rreth përgjimeve që qarkulluan ditën e sotme, pjesë e të cilave ishte Mimoza Kusari Lila.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, këto përgjime po tingëllojnë si bombat e Zaevit para disa vitesh.

“Për të gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj”, tha Haradinaj.

Shkrimi i plotë:

Për të gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj.

Këto që i publikoi Berati sot, po tingëllojnë si bombat e Zaevit para disa vitesh.

S’ka rastësi në këtë botë. Para pak ditësh thashë që Kurti rrethohet nga njerëz të UDB-së

Të ngjashme