Publikimi i përgjimit në të cilin dëgjohet shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, duke biseduar me Slavko Simiqin e Listës Serbe ka përplasur ashpër të panelistët të hënën në Politiko.
Halil Matoshi tha se Kusari-Lila nuk ka asnjë fuqi politike e as kredibilitet moral brenda Vetëvendosjes për të biseduar me Simiqin e Listës Serbe.
Ai krahasoi edhe fuqinë e medias me atë të pushtetit.
“E soba që e përmendke Florin Krasniqi? VV-ja s’është si na. VV-ja është më keq se na. Na jemi palë në shamjet e tyre, si media. Njerëz më mizor prej 81-ës e këndej, s’ka.’, u shpreh Matoshi.
Kjo deklaratë e Matoshit u arsyetua nga Krenar Shala i cili e quajti “hajgare” publikimin e përgjimeve të Kusari-Lilës me Simiqin e Listës Serbe.