Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se ka pasur provokime nga opozita që nga fillimi i seancës për përleshje, raporton Ekonomia Online.
I pyetur se çka saktësisht, ai i cilësoi provokim vendosjen e fotografisë dhe e pankartës “Zdravo” në foltore. Mirëpo, ai nuk e ka mohuar se veprime të ngjajshme ka bërë edhe VV-ja në të kaluarën.
Korenica është shprehur se skenare të tilla nuk do të duhej që të ndodhnin në Kuvend e se deputetët duhet të përleshen me gjuhën e argumentit kur kanë kundërshtime politike karshi pozitës.
“Natyrisht që ngjarja është shumë e papëlqyeshme dhe skenare të tilla nuk do të duhej që të ndodhnin në Kuvend. Deputetët duhet të përleshen me gjuhën e argumentit sa i përket kundërshtimeve politike që mund t’i kenë karshi pozitës”.
“Kjo në arenën ndërkombëtare do t’i kushtojë bajagi shumë. Kuvendi do të duhej të ishte një shembull për institucionet e tjera sepse jemi përfaqësues të qytetarëve të Kosovës. Me vjen keq që ky rast ka ndodhur, uroj që kjo të jetë një e kaluar e hidhur që të mos përsëritet më”
“Nuk kam qëlluar nga fillimi dhe nuk është në përgjegjësinë time që të gjykoj por janë organet që gjykojnë. Atë që ne si deputet mund të themi është që duhet të sillemi në mënyrë të civilizuar brenda përgjithësive që i kemi si përfaqësues të popullit. Provokime do të kemi çdo herë”.
“Sigurisht që dikujt mundet mos me i pëlqy shtrimi i sovranitetit të plotë në Kuvend, dikush ndoshta e sheh ndryshe verpimin e Qeverisë. Nuk kërkojmë që të gjithë të mendojmë njëjtë. Do të duhej që seanca të kthehej në normalitet dhe t’i kryejmë detyrat tona”.
“Provokime ka pasë prej fillimit të seancës. Shembull, vendosja e fotografisë. Ne kemi gjuajtur edhe me vezë në të kaluarën edhe me sprej, por po flasim për provokimet”.