Flamuri i Wagner valon në vendin e rrëzimit të avionit të Prigozhin në Rusi

| 01 Sht 2023 | 18:07 | Nga

Në vendin e rrëzimit të avionit ku vdiq mercenari më i fuqishëm rus, një flamur i zi Wagner po valëvitet pranë një grumbulli gurësh të rrethuar me lule.

Flamuri po qëndron por, të gjitha mbetjet e avionit privat janë pastruar, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Avioni me të cilin Yevgeny Prigozhin po udhëtonte për në Shën Petersburg nga Moska u rrëzua duke vrarë të 10 personat në bord më 23 gusht.

Aty duke përfshirë dy figura të tjera kryesore të Wagner, katër truprojat e Prigozhin dhe një ekuipazh prej tre personash.

Të ngjashme